POLICIA E KOSOVËS E ARMATOSUR DERI NË ‘DHËMBË’

15.04.2017 09:54:47

Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë pas kërcënimeve të fundit për sulme terroriste.

Së fundi ajo ka ngjallur të gjitha njësitë e mundshme intervenimi, madje PK  ka njoftuar që të gjithë pjesëtarët e tyre që janë në pushime të qëndrojnë në gjendje të gatshme, kështu duke rritur edhe orarin e punës së tyre.

PK-ja në anën tjetër ka njoftuar se ka marrë kërcime serioze për sulme terroristë, këto kërcënime sipas tyre vijnë nga persona të pa njohur me përmbajtje ISIS-i.

Ndërkaq masat e sigurisë vërehen edhe në kufirin Kosovë-Shqipëri. Në këtë pjesë Policia e Kosovës është e armatosur edhe me automatikë. Ata po monitorojnë këtë pjesë të kufirit rregullisht në hyrje-dalje të qytetarëve.

Ashtu edhe siç shihet në fotografi, një pjesëtar i PK-së me automatik në dorë, gjë që nuk ndodhë kjo zakonisht.