Policia e Kosovës: Lavdrim Muhaxheri nuk është në Kosovë

26.12.2016 19:00:30

Sipas medias italiane, L’Espresso, xhelati Lavdrim Muhaxheri është kthyer në Kosovë vet i 400-ti.

Mirëpo kontaktimet me zëdhënësin e policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se Lavdrim Muhaxheri nuk është kthyer në Kosovë.

Hoxha tha se duke u bazuar në informacionet e Sigurisë së Kosovës dhe të partnerëve ndërkombëtarë, Muhaxheri vazhdon të jetë në Siri.

“Sipas informacioneve të institucioneve të Sigurisë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë vlerësohet se Lavdrim Muhaxheri edhe me tutje vazhdon të jetë ne zonën e konfliktit ne Siri”, ka Hoxha.

Mirëpo, burime nga shërbimi sekret italiane në Kosovë që i kishin thënë, L’Espressos se “kasapi i Kaçanikut” (një qytet i vogël në Kosovë, në kufi me Maqedoninë i njohur si qendër e xhihadistëve) prej disa muajsh është kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.