Policia e Kosovës në ndihmë të asaj kufitare, nuk ka urdhër për ta ndaluar trenin që të hyjë në Kosovë

14.01.2017 12:25:31

Të shumëta janë burimet që bëjnë të ditur se Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës ka instruksione për t’iu ardhur në ndihmë Policisë Kufitare për të kryer kontrollin e nevojshëm në trenin i cili është duke ardhur nga Serbia.

Policia e Kosovës, e bazuar në këto burime nuk ka dhënë urdhër që ky tren të ndalohet e mos të futet në Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, burimet e Telegrafit po ashtu tregojnë se Mitrovica Veriore është e rrethuar nga grupe kriminale serbe, që kanë nën vëzhgim çdo situatë që do të zhvillohet atje.

Ndryshe, treni pritet të arrij në Mitrovicën Veriore rreth orës 18:30.