Trenin që do të vije sot nga Beogradi në Kosovë, mediat serbe e quajnë “historik” (Foto)

14.01.2017 12:37:23

Derisa janë duke raportuar për ardhjen e trenit nga Beogradi në Veri të Mitrovicës, mediat serbe i kanë vënë edhe një epitet kësaj ngjarje, përkatësisht trenit.

Siç shkruajnë serbe, përcjell Telegrafi, ky tren është edhe historik, pasi që pas 18 vitesh do të udhëtojë nga Beogradi për në Mitrovicë.

Gjatë nisjes së tij, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë e Metohi, Marko Gjuriq u ka thënë gazetarëve se treni nuk duhet të merret si provokim për Prishtinën.

Sipas tij, ndonëse jo me tren, deri më tani kanë ekzistuar linja të tilla të qarkullimit me autobusë.