Policia e Maqedonisë do të kujdeset për qytetarët e saj në bregdetin shqiptar (Foto)

29.06.2017 17:46:33

Për herë të parë këtë verë për qytetarët e Maqedonisë, të cilët do të pushojnë në bregdetin shqiptarë do të kujdesen edhe policë nga Maqedonia.
Kjo është dakorduar në takimin e sotëm të zv.ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

“Në periudhën prej 1 korrikur deri më 30 gusht, pjesëtarët e ministrisë tonë do t’u ndalin në ndihmë për pyetje nga sfera e krimit dhe komunikacionit rrugor. Kjo mbështetje del nga protokolli mes Ministrive të Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Shqipërisë për bashkëpunim gjatë sezonit turistik”, shkruan Nuhiu në profilin e tij në Facebook.

Viteve të fundit numër gjithnjë e më i madh i shtetasve të Maqedonisë, pushimin veror e kalojnë në plazhet e bregdetit shqiptar. Mesatarisht numri tejkalon 400 mijë.

Përndryshe, gjatë sezonit turistik veror, tanimë disa vite patrullojnë patrulla të përbashkëta shqiptaro-kosovare, posaçërisht në autostradën Durrës-Kukës në vendkalimin kufitar Morinë, që kushtëzoi ulje të aksidenteve të trafikut, kundërvajtjeve, ndërsa thuajse janë eliminuar grabitjet rrugore./Telegrafi/