Policia gjermane arreston një pjestar të ISIS, planifikonte sulm ne në Allianz Arena

09.08.2016 20:27:19

Forcat speciale gjermane kanë arrestuar një person të dyshuar si pjesëtar i grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS), kanë bërë të ditur autoritetet lokale të martën.

Arrestimi i tij është pasi policia ka marrë informacione për një plan për sulm terrorist në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, më 26 gusht, në Munih, ndërmjet FC Bayernit dhe Werder Bremenit.

“Ka indikacione se është duke u planifikuar diçka për fillimin e sezonit të Bundesligës”, ka thënë për AFP një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të landit Rhineland-Palatinate.

I dyshuari është arrestuar të premten në Mutterstadt, një qytet në landin perëndimor gjerman, ka thënë zëdhënësi, pa dashur të japë informacione të mëtejshme për rrezikun apo për të dyshuarin.