Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Prizren

15.10.2017 12:03:55
Një i mitur ka mbetur i vdekur, dhe katër tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Piranë në komunën e Prizrenit.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast në raportin 24 orësh.

“Një femër K/Shqiptare gjersa ishte duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rruge. Si pasojë  lëndime vdekjeprurëse ka marre një pasagjerë mashkull K/Shqiptar (i mitur) vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa  ngasësja dhe katër pasagjerë tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.