Temperatura vere edhe javën e ardhshme

15.10.2017 12:01:28

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i mirë dhe me vransira kalimtare, kurse gatë ditës nesërme pritet një rritje e lehtë temperaturave në mëngjes dhe mesditë. Kështu pritet të vazhdojë deri ditën e mërkurë.

Në fillim të javës masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin mot më të ngrohtë, kryesisht me diell. Të martën dhe mërkurën do të ketë edhe vranësira, por kryesisht të larta.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 8C, e ato maksimale në fundjavë do mbesin rreth 20C, e në fillim të javës do të rriten deri në 23C.

Era do të fryejë e lehtë kryesisht nga verilindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet mbi vlera normale.