Policia jep detaje për drogën e konfiskuar në merdare

12.02.2017 15:08:15

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për drogën e konfiskuar në pikë kalimin kufitar Merdare, duke thënë se kanë konfiskuan 12kg e 634 g, substancës narkotike të llojit marihuanë, si dhe kanë arrestuar një person.

Sipas Policisë në pikën e kalimit kufitar Merdar, dje në ora 13:20, është ndaluar vetura me targa te Sllovenisë, pronë e një firme sllovene, e drejtuar me autorizim nga një shtetas i Kosovës, ku gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë të kontrollit, janë përdorur pajisje më të përsosura, në maskën e pasme mbrojtëse me ç’rast është vërejtur diç e dyshimtë.

“Po ashtu është vërejtur se edhe në brendësi të ulëseve ka qese të dyshuara me lëndë narkotike. Dyshimi shtohet edhe me shumë gjatë kontrollit me Njësinë K9. Për rastin njoftohet Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e cila bënë bartjen e veturë për në Prishtinë në mënyrë që në ambiente më të përshtatshme të kryhet kontrolli. Me urdhër të prokurorit dhe Gjykatësit të Procedurës Paraprake është kryer kontrolli i veturës. Në pjesë të ndryshme të saj janë gjetur të fshehura 39 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme me peshë të përgjithshme prej: 12kg e 634 g, të substancës narkotike marihuanë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari D.M lindur, më 1988, është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. Po ashtu, është konfiskuar substanca narkotike, vetura e përdorur në rast, një telefon celular dhe 350 euro.