Kadri Veseli uron Presidentin e ri të Gjermanisë

12.02.2017 15:34:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka uruar presidentin e ri gjerman, Frank-Walter Steinmeier për postin e ri.

Veseli ka thënë se zgjedhja e Steinmeir, është shenjë se Gjermania do të vazhdojë ta luajë rolin e protagonistit që e ka në Evropë.

“E përshëndes zgjedhjen e Presidentit Frank-Walter Steinmeier nga parlamenti gjerman duke shprehur bindjen se me të në krye të shtetit Gjermania ka për të vazhduar të luajë rolin protagonist që ka në Evropë”, ka thënë Veseli, përnes një postimi në Facebook.

“E falenderoj përzemërsisht Z. Steinmeier për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në postin e ministrit të jashtëm dhe i uroj sa më shumë sukses në përmbushjen e detyrës së re fisnike që ka marrë”, ka shkruar Veseli.