Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e sulmuesve të Ollurit

07.11.2017 15:22:05

Policia ka publikuar imazhe të tre personave të cilët cilësohen si të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Olluri Policia me anë të një njoftimi ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e 3 personave cilët dyshohet të kenë marrë pjesë në rastin e sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri.

“Referuar rastit Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 16.08.2017, në rrugën “Bajram Bahtiri” ne Prishtine, Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka arrit të siguroj xhirime dhe imazhe ku shihen tre persona të cilët dyshohet të kenë mare pjesë në rastin e sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar.Andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndryshe me 16 gusht gazetari Olluri ishte sulmuar fizikisht nga disa persona në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, afër banesës së tij, rreth orës 22:00.

Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila ishte alivanosur. Të ngjajshme Sulmohet nga ish- i dashuri një femër në Ferizaj Rrotullohet me traktor një person në Lipjan Kanosë me jetë vëllain, arrestohet Ja si ka ndodhur vjedhja te “Pastrimi” Hajnat vjedhin te “Pastrimi” SHBA, autori i masakrës në kishë ishte një ish-ushtarak