Policia konfiskon dy granate dore në lagjën Mat

02.08.2017 10:36:28
Në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë dje rreth orës 19:00 njësia policore ka shoqëruar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre kanë gjetur dhe konfiskuar dy granat dore.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.