Policia largon 32 lëmosh kërkues, në mesin e tyre ka edhe shtetas të Shqipërisë

03.11.2017 11:55:55
Policia e Kosovës, në bazë të një plani operativ ka arritur të largojë 32 lëmosh kërkues. Në mesin e tyre bënin pjesë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë përcjell për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit.

“Gjatë këtij plani janë zënë në shkelje të ligjit për kundërvajtje 32 persona. Prej tyre 32 të rritur dhe 02 fëmijë”, thuhet në njoftim.

Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura ligjore dhe 8 prej tyre janë dëbuar.

Ndërsa,  11 personave u janë sekuestrua dokumentacionet përkatëse të tyre dhe janë ftuar qe te paraqiten ne ZMH Perëndimi –Gjakovë.

Ndërsa gjashte 6 persona kanë pas leje qëndrimi deri me 02.11.2017.

Më pas në mënyrë të organizuar, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë përcjell  për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit.