RINUMËRIMI I KUTIVE TË VOTIMIT PËRFUNDON JAVËN E ARDHSHME

03.11.2017 12:34:23

Nga e mërkura në mbrëmje Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka nisur rinumërimin e 700 kutive të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor.

Deri më tani prej tyre janë numëruar vetëm 150 kuti dhe nuk dihet se kur do të përfundoj ky proces.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi. Ai në një prononcim për Indeksoline ka theksuar se numërimi po vazhdon akoma.

“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të kutive të votimit nga Zgjedhjet për Kuvende Komunale. Ky proces ka nisur të mërkurën në mbrëmje dhe deri paraditën e së premtes janë rinumëruar 150 kuti votimi. Aktualisht është duke vazhduar rinumërimi i kutive tjera të votimit. Në total numri i kutive të votimit që duhet të rinumërohen është rreth 700”, ka thënë Elezi.

Ai tutje ka theksuar se numërimi nuk do të përfundoj gjatë kësaj jave pasi që janë shumë kuti.