Policia ndalon 53 sirianë në 13 taksi në Leposaviq

17.10.2020 11:33:25

13 automjete (taksi) me 53 sirianë emigrantë janë ndaluar mbrëmë rreth orës 20:00 nga Policia e Kosovës, në Leposaviq.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

Sipas tij të 53 emigrantët sirianë, nuk ishin të pajisur me dokumente përkatëse (leje qëndrimi) të Kosovës, dhe për këtë siç tha ai ata janë shoqëruar për në njësinë e migracionit.

“13 automjete (taksi) janë ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 në Leposaviq, nën dyshimin se po bartnin migrantë nga Siria. Jemi në koordinim me prokurorin për të parë procedurat e mëtejshme. Ndërkaq ata janë shoqëruar në njësinë e migracionit”, ka thënë Hoti.