Me eksplozivë tentohet vjedhja e një banke në Ferizaj

17.10.2020 11:55:49

Sot në orët e para të mëngjesit tre persona të maskuar kanë tentuar të vjedhin bankomatin e bankës “Raiffaisen” në Ferizaj.

Filiali që gjendet në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla” është sulmuar nga tre hajdutë që me vete kishin edhe mjete eksplozive

Autoritetet e sigurisë në rajonin e Ferizajit e kanë konfirmuar rastin, derisa nuk kanë treguar nëse të dyshuarit kanë vjedhur ndonjë shumë parashë.

Forcat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe tani rasti është duke u hetuar.