Policia ndalon katër persona në Klinë, konfiskon një sasi të substancave narkotike

24.04.2019 19:25:58

Policia e Kosovës, më konkretisht njësitet policore të stacionit policor në Klinë, gjatë ditës së djeshme kanë gjetur një sasi narkotikësh pas kontrollit që i është bërë veturës ‘Land Rover’, dhe katër personave që ishin brenda saj, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se të gjithë të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Klinë, për të zhvilluar procedurat ligjore ndaj tyre. Dhe që, sasia e gjetur e substancës narkotike prej 21.6 gramë është konfiskuar.

Lidhur me rastin  është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve DRP Pejë, të cilët kanë vazhduar me hetimin e këtij rasti.

Pas intervistimit të dyshuarve nga hetuesit rajonal, me urdhër të prokurorit shtetit, 3(tre) të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit ndalohet për 48 orë.