Policia njofton për incidentin në Pejë

06.06.2017 00:34:31
Në Pejë sonte rreth orës 21:00 një i ri i ka shkaktuar vetës lëndime sa që as mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë dhe ka ndërruar jetë.

Këtë informacion për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili tha se personi në fjalë ka shkaktuar vetës lëndime më armë zjarri gjatë një ushtrimi në një qendër stërvitëse të armëve.

“Një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë pasi i ka shkaktuar vetës lëndime më armë zjarri gjatë një ushtrimi në një qendër stërvitëse. Deri tani të gjitha rrethanat janë duke u sqaruar nga hetuesi dhe prokurori i shtetit, dhe nuk mund të themi që është vetëvrasje deri sa të marrin raportin nga prokurori”, ka thënë Ibra.