Policia rrethon me helikopter dhe forca speciale personin e rrezikshën: Grabiti makinën dhe plagosi policin në Laç

22.12.2016 11:42:40

Policia ka sqaruar ngjarjen e rëndë të ndodhur sot paradite në autostradën Milot-Fushë Krujë, pranë kryqëzimit të Milotit, përballë bar-restorant ‘Arbëria’.

“Rreth orës 09:20, në autostradë, një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II. Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjehere në drejtim të vendngjarjes dhe jane vene ne ndjekie te makines se vjedhur”, tha policia në njoftimin për mediat.

Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë i cili është në gjendje të rëndë, plagosur me plumb në kokë.

Policia ka rrethuar autorin i cili momentalisht eshte me arme ne dore. Ne ndihme te policise se Lezhës jane nisur grupe të forcave RENEA. Helikopteri i Policise me forca te tjera policore janë në vendin e ngjarjes, në këtë superoperacion për arrestimin e personit të rrezikshëm.  Policia ka lokalizuar autorin në fshatin Fushe -Gjormë të Laçit.

Kujtojmë se gjithë kjo ngjarje e rëndë, me një polic të plagosur, ndodh pranë zonës ku një natë më parë u arratisur nga komisaroati i Krujës, Edison Pula i bandës së Niklës.