Policia “rrëzon” kamerat në Kuvendin e Kosovës

21.03.2018 17:37:01

Gazetarët që janë duke e përcjellë punën e Kuvendit të Kosovës janë larguar nga ambientet ku qëndrojnë zakonisht.

Ndërkohë raportohet se edhe kamerat e vendosura brenda sallës së Kuvendit të Kosovës janë “rrëzuar” dhe janë pamundësuar pamjet brenda sallës së Kuvendit.

Mediat shkruajnë se një ndër arsyet e një veprimi të tillë është edhe fakti se Forenzika do ta kontrollojë gjithë objektin përfshirë edhe pjesën ku qëndrojnë gazetarët për t’u siguruar kushtet që seanca të vazhdojë.

Siç raportohet më tej, një vendim i tillë ka ardhur nga Kryesia e Kuvendit.