Ruajtja e Kuvendit të Republikës së Kosovës

21.03.2018 17:45:58

Kuvendi i Republikës së Kosovës është objekt i rëndësisë së veçantë, prandaj ruajtja e tij nuk fillon te portat hyrëse. Ruajtja e objekteve të rëndësisë së veçantë fillon në vendin ku përgatitën diversionet kundër këtyre objekteve.

Ruajtja e objekteve të rëndësisë së veçantë nuk është ruajtje fizike, është veprim inteligjent, prandaj kjo detyre i përket në radhë të parë AKI-së, e cila me ligj ka për detyre të zbuloi, dokumentoi dhe parandaloi veprimtarin subversive kundër institucioneve të Kosovës.

AKI, do të duhej që të kishte një informacion të detajuar për rrugën e hyrjes së gazit luftarak në Kosovë, për personat që e bëjnë këtë aktivitet, për personat që e furnizojnë Lëvizjen Vetëvendosje me këtë armatim, për vend shkëmbimin dhe personin nga Lëvizja Vetëvendosje i cili merret me armatosjen e deputetëve të kësaj lëvizje me këtë armë dhe pwr mënyrën se si kjo armë në mënyrë masive futet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.