Policia sekuestron dy pistoleta në Vraniq të Suharekës

16.02.2017 12:34:06

Këto pistoleta janë gjetur në dy shtëpi pas hetimeve të kryera në bazë të informacioneve paraprake, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton fokusi.org.

“Pas pranimit të një informate inteligjente se dy qytetarë nga Vraniqi i Suharekës posedojnë armë ilegale, hetuesit policorë kanë kryer veprime të nevojshme operative-hetimore dhe me urdhër të gjykatës kompetente, sot, rreth orës 07:30 minuta i kanë bastisur dy shtëpi. Në të dy shtëpitë e kontrolluara janë gjetur nga një pistoletë: njëra Ekol Tuna e kalibrit 8mm dhe tjetra model dhe prodhim i panjohur i kalibrit 7.62mm. dhe disa fishekë. Të dyshuarit janë intervistuar në polici dhe më pas janë liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme.” – thuhet në njoftimin e policisë regjional në Prizren.