Politikën e jashtme të Kosovës duhet ta përfaqësojnë kuadrotë e reja të afta!

15.02.2020 18:54:58

Nga: Adem Bytyçi

Edhe Samiti i Mynuhut, dëshmojë se sovrani ka ditur të zgjedh në zgjedhjet e jashtëzakonshme dt.o6. tetor 2019!
Politikën e jashtme të Kosovës duhet ta udhëheqin dhe përfaqësojnë kuadrot e reja  të cilat i njohin gjuhtë e huja veqanërisht anglishtën njërën ndër gjuhet diplomatike të cilën diplomatët e botës e përdorin në raportet e tyre bilaterale dhe multilaterale!
Kosova ,ka kuadro shumë të afta, që kanë energji, vizion dhe pasion të jashtëzakonshëm për t’i mbrojtë interesat e Kosovës ashtu siq e kërkojnë situatat e caktuara në fushën e politikës së jashtme!
Dëri tani, me të drejtë mund të pohohet se politikën e jashtme të Kosovës e kanë përfaqësuar indivit jo adekuat sa i përkët aftêsisë dhe prifesionalizmit të tyre, prandaj edhe për këtë shkak politika e jashtme e Kosovës ka qaluar  në shumë fusha siq janë: Rënja e numrit të njohjeve , çnjohja e njohjeve nga disa shtete të cilat më parë e kishin njohur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, si dhe mos antarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe UNESKO.
Qeveria aktuale përveq që e presin  shumë punë dhe sfida për t’i  dërguar shumë procese përpara në interesatë Kosovës , i duhet që përfaqësit diplomatike dhe Konzulore të Kosovës t’i çlirojë nga indivit të pa aftë , të cilët në këto institucione me rëndësi të veqant për interesat e Kosovës në botën e jashtme, janë zgjedhur dhe vendosur jo në bazë të meritave ,por sipas preferencave partiake dhe nepotike…
Edhe njëherë ,Kosovës nuk i mungojnë kuadrot e afta për ta bërë Kosovën një shtet ligjor dhe të zhvilluar në të cilin do të dëshironin të punonin jo vetëm qytetarët e saj ,por do të tregonin interesime që edhe shtetësit e vendeve tjera të rajonit dhe Eurpës ,të vinin për të punuar dhe jetuar në Kosovë!
Por, para se të ndodh kjo, duhet që në Kosovë të vendosen në vende pune dhe institucione Kushtetuese dhe shtetërore indivit me merita, e jo indivit  për vendosjen e të cilëve  në vende pune të rëndësishme ndërhyn politika!