Popovska: Marrëveshje me kushte minimale

21.07.2016 10:19:41

Kanë filluar reagimet e partive politike që nuk ishin pjesë e bisedimeve për marrëveshjen e arritur nga OBRM-PDUKM, LSDM, BDI e PDSH. Ripërtritja Demokratike e Maqedonisë me një reagim drejtuar Telegrafit në Maqedoni, i ka quajtur këto bisedime si shpëtim nga agonia politike por sipas kryetares së RDM-së Lidija Popovska, marrëveshja e arritur ka pasur kushte minimale.

”Mirë është që mbaroi agonia politike që ishte shumë e rëndë për qytetarët që shihnin se si partia në pushtet nxjerrte kushte të reja dhe të pakuptueshme. Marrëveshja ishte modeste dhe me kushte minimale. Partitë tjera kanë qenë nën presion pasi partia në pushtet ka pasur propozime të pakuptueshme dhe sigurisht, ka qenë e rëndë të nxjerren edhe këto pika, si pjesë e marrëveshjes.” thotë Lidija Popovska, kryetare e partisë ‘Ripërtritja Demokratike e Maqedonisë.