Selimi: Thaçi legjitimoi cilësimin e shqiptarëve si terroristë

21.07.2016 10:22:09

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar vendosjen e luleve nga ana e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në një përmendore ku shqiptarët janë cilësuar si terroristë, duke thënë se cilësimi i shqiptarëve si terrorist dhe si fajtorë pa i ditur dorasët, është cilësim i poshtër si nga ata që i paragjykojnë shqiptarët si terroristë, po ashtu, edhe nga ata që hedhin lule pranë atij mbishkrimi duke e legjitimuar cilësimin e shqiptarëve si fajtorë e terroristë.

Lexoni postimin e Selimit në Facebook:

“Mua nuk do të më bënin përshtypje ndjenjat personale të cilitdo individ, por të pranosh të hedhesh lule aty ku shqiptarët përshkruhen si terroristë është e pafalshme për një njëri që pretendon së është president i Kosovës.