Popujt që nuk mendojnë me mendje racionale janë të gjykuar të vdesin!

21.07.2020 11:36:08
Nga Ahmet Asani
Nëse çështjeve jetësore për të cilat kërkojmë zgjidhje reale, u shtojmë pak iracionalitet të tri religjioneve tona që i kemi, atëherë jeta jonë si komb s’ka si të duket me imagjinare se sa sot që është! Unë si besimtar racional e shkencor nuk besoj që Zoti ka kërkuar ndonjëherë nga njerëzimi që para lirisë, diturisë, shkollave, institucioneve shtetrore, ekonomisē – punëtorive e fabrikave të ndërtohen objekte fetare!
Zotit mund ti lutesh në shtepi, në arê, në fabrikē, mund ti lutesh ulur, mund ti lutesh në këmbë, mund ti lutesh me fjalë qê të degjojnë të tjerët, mund ti lutesh me shpirt dhe pa fjalë, por Zotit nuk mund ti lutesh kurrësesi me zemër të thyer! E si mund ti lutesh me shpirt e zemër Zotit e te thuash se je besimtar, nëse djemtë, rejat, nipat e mesat i ke larg shtëpisë në gurbet?!
Mjaft ma me gënjeshtra! Një popull i cili nuk punon me mendje racionale, një popull i cili vazhdon të krenohet me objekte fetare dhe nuk punon qē rininê e vet ta punësoj në vend të vetin, ai popull është i gjykuar të vdes!