Populli Shqiptar ka festën (Bayram-in*) e vet të sakrificës

02.09.2017 23:55:18

 

Ahmet  Asani
Pa hyrë ne historikun e festës së sakrifices ( kurbanit ) , pa hyre ne versionet e tregimit se cilin nga djemtë duhej Abrahami ta flijonte Isakun apo Ismailin, pa hyre ne perkatesine etnike te Abrahamit, pa hyre në tregimin biblik se gjithe te shenjtit janë Izraelitë, se edhe Muhameti ishte nga loza e Ismailit djalit te Abrahamit, mund te konstatojme se Zoti gjithëmonë ka ndihnuar popujt qe kane sakrifikur per lirine dhe kane punuar per mireqenien e t’ardhmen e tyre !
Zoti te gjithe popujve u caktoi vendin se ku do jetojne, u caktoi gjuhen per te komunikuar dhe kerkoi nga ata qe ta zbukurojne vendin, ta zhvillojne gjuhen e mirekuptimit, te ruhen nga e keqja dhe te sakrifikojne nga vetja per lirine dhe t’ardhmen e tyre! Popullit shqiptar qe deshi te jetojë i lirë Zoti i caktoi ILIRINË ! Populli shqiptar ka historine e vet, ka gjuhen e vet, ka shkrimet e veta, ka librat e vet, ka zakonet e veta, ka kanunin e vet, ka veshjet e veta, ka deshmoret e vet, ka heronjte e vet, ka të Shenjtit e vet, ka teritorin e vet, ka festat e veta:
FESTA E SAKRIFICËS GITHËSHQIPTARE ESHTE 28 NËNTORI!
28 NËNTORI eshte dita kur shqiptarët kujtojne ringjalljen e tyre, ngritjen e Flamurit Kombëtar dhe kthimin e Gjergj Kastriotit – Shenjtit te tyre ne atëdhe, vendim ky i cili padyshim se u be me vullnetin e Zotit per ti bashkuar shqiptaret në vendin te cilin ua kishte nda per te jetuar Zoti! 28 Nentori është Festë e Sakrificës se Madhe – dita kur Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavaresise ne Vlore! 28 NËNTORI eshte dita kur lindi Heroi i kombit Adem Jashari i cili sakrifikoi veten dhe gjithe familjen per lirine e trojeve etnike shqiptare !
Pasardhesit e Abrahamit kane Jerusalemin, Meken e Medinen e tyre, ne pasardhesit e Gjergj Kastriotit e kemi Krujën, Vlorën e Prekazin! Ne shqiptaret mund te shkojme e ta vizitojmë Jerusalemin, Mekën e Medinën, por si shqiptar qe jemi, para Zotit e gjithë deshmorëve te kombit e kemi për obligim që s’pari ti vizitojmë vendet e shenjta si Krujën, Lezhën, Vloren, Prekazin, Glloxhanin, Luginen, Kumanoven, Shkupin, Tetoven e shumë vende tjera shqiptare, te ndihmojmë deri sa në shqiptarí mos te kete familje të pa strehë e pa minimum egzistencial, e tek pastaj të marrim rrugë per ti vizituar vendet tjera te shenjta ne Azi e nëpër botë !
——————
(* Fjala Bajram vjen nga fjala turke Bayram, që në gjuhem shqipe ka kuptimin e festes- FESTË )