Pranvera po vjen, qeveria (s) po bjen!

19.04.2019 17:25:46

Nga Sinan Kastrati

Vazhdon nga dy vazhdimet e kaluara, “O ju bijte e Ademit, Kabil, Habil e Habib, zgjohuni!, dat. 06.04.2019 dhe ”Të gjithë jemi milionerë”, 17.04.2019

Kur fillova të shkruaj për vehten e për të tjerët, më erdhë nëpër mend të gjitha ato ngjarje e njerëz të kohëve të ndryshme e të turbullta.

Nuk u mora me njerëz të “mëdhenj” e tema të “ndaluara” por domosdo se nuk isha dhe nuk jam i qetë nëse nuk flas e nuk shkruaj edhe për njerëz të “mëdhenj” e tema të “ndaluara”.

Më kujtoheshin fjalët e Dritëroit “Mos shkruaj, nëse të mungon fakti” apo “Mos e merr lapsin me shkruajt, nëse të mungon fakti” (I. Zeqiraj).

I ndejta besnik këshillës së Agollit, të urtit e të madhit profesor Çettës dhe u nisa rrugës sime të gjatë, të vështirë por jo pa jo edhe pa krye.

Bjeshkët, blegtorët, bujqit e … buajt e Turjakës

Shkruajta e do të shkruaj për Turjakën, për bujqit, për barinjët, (qaban, jo qoban), për bjeshkët, për pleqt, por iu mbeta borgj qikave, grave e plakave, sikur ato të mos ekzistonin fare.

Shkruajta madje edhe për buajt, desht e për demët me brirë (që në Turjakë iu themi “Kie”, “M`zat”, “Tarak”, “Tareq”) të Turjakës.

Por nuk kam mundur dhe nuk mundem as tash të flas e të shkruaj për Turjakën e Zatriqit të Rahovecit për ato që kisha dëgjua nga goja e gjallë, nga pleqtë, nga pleqt e moçëm e nga plakat e mençura, si nana Didë (Gjezide), halla Qamile e axhës Ban (Shaban), Gjyla e axhës Shaqë, tezja Nurë e bacës Cufë (Isufit), Safia e Islam Maliqit që na jepte karamela me ngjyra të llojllojshme kur shkonim për festat e Bajramit, për hallën Nurë, gruan e Cufë Mllanaviqit, që na “fryente”, kur sëmuershim nga “msyshi” ose “vraheshim” në mal duke i ruajtur delet.

Po ishte edhe Rexhep Demiri që na fryente e me një pendel të ndonjë zogu apo pule plakë, që e kishin pre, na “lyente” e lëmonte varrën ngadalë.

Po çka mbet pa u thënë atherë?

Shumë, shumë ka mbetur pa u thënë e ndoshta nuk do të thuhet kurrë ngase pleçt e plakat po vdesin e bujqit e blegtorët (qabanët)? Blegtorët kanë mbetur pa dele e lopë e “bujku” nuk e punon tokën.

Premtimet që kisha bërë para paradhësve të mi, nuk i kreva deri më tash sepse ndodhi ajo që nuk e pritnim … lufta.

Po mua më mbeten pa i publikua edhe disa letra e shumë këngë e fjalë të urta që i kisha në disa bobina për disa nga ata që i kisha njohur e tash nuk janë më, Xhemjla Breznica, nipi i Aziz Zhilivodës e Kolonel Ahmet Krasniqit, fjalët e mençura të Din (Haradin) Haxhisë, të Murat Miftarit e të Ali Nurqit, të bacës Xhelë, Sefë (Sefer Haxhisë), Ilaz Imerit e Sylë Sahitit, të babës Ukë e të bacës Dulë, mahitë e axhës Shaqë e të bacës Midë (Hamid Tushës).

Po pse ika nga realiteti e nga Turjaka e u lodha me të bâmat e atyre që s`kanë bërë asgje, si çifti i Xhavitit e Nasimit?

Mbrëmë më thirri një miku im e më tha:

– Sinan, dje bisedoja me një njeri për disa nga shkrimet tua, në qytetin e P. Ai më tregoi, ai miku i paskan thënë, se këto nuk janë kurrgjë çka di e çka kam unë për njërin nga “baballarët” dhe “ideatorët” e UÇK-së. “Kam dosjen 5 kilogramëshe (të X. X) të kohës së Jugosllavisë. Nuk guxoj me e publikua se kam frigë për fëmijët e mi … “. Ishin të kota lutjet e mia që të mi jep por, jo, tha ai: “-Nuk ia jap askujt. Janë në dorë e vend të sigurtë, te një njeri besnik” e më vonë do të publikohe, kur të vdes unë.

Mbrëmë pata një edhe një bisedë sa të rëndë po aq edhe të mërzitshme me një m …. tim.

Dhe pa “dashur” më ranë në dorë letrat e tiranses për turjakasin.

Për çudinë më të madhe edhe ajo i shkruante Sulos dhe kur folte në telefon e lutej që mos të shkruaj për politikë e politikaj.

Bisedat e tiranses me Sulon:

-Sula, une burrat e tjere i kam per pune e jo per qejf…ti je ai i qefit. O Sulo o luftetar i papare kunder … Vetem ate me duket se do te besh dhe e benë me deshire…. Te tjerat i ke si te teket ty.

-Oj tiranse, si ke kalua?

-Me vjen keq….por sot nuk mundem te shkruaj… !

-Une kisha fjetur. Nuk ka asnje rendesi. Ti ke pushim, Fli! Une jam me njerez, me fal!

-S’ka gje oj tiranse, diten e mire!

-Shpresoj qe ata ballistet te te paguajne se ne kete bote nuk ka vullnetare as per te bere dashuri e jo me te luftosh ne front nga larg si ti. Jemi te ndryshem…

-Nuk e di Nuk me ka pagua askush.

-Ehhh, lere, lere fare!

-Pse ”lere fare”? Nuk kam marre nga askush para.

-Beje cfare te duash o Sulo!

– Tiranse, pasdreke te kendshme!

– Nuk e mban fjalen e pastaj rrefen tregime me doktore se si ndryshuan ata dhe nuk deshen te ishin me me ate ndryshuesin. Ti me ke mua per kohen e lire.

Edhe nje frymor te kesh ne shtepi nuk me thirr dot as ”naten e mire” …nuk jam e kenaqur me ty. Me duket sikur me perdor ashtu sic do ti. Dhe une nuk mund te jem një ”plotesuese” te mungesave te tua te vogla te jetes.Ti ke guxim prej budallai dhe kerkon nje si mua te jete gati per ty kur ti je gati dhe pushim apo i lire. Nuk je influence e mire ne jeten time. Jam vetem dy dite e lumtur me fjalet e tua boshe qe mi thua e pastaj me kthen shpejt ne nje gjendje mizerje e depresive. Nuk e justifikoj dot veten aty ku me ke vendosur ti. Dhe e di qe aq di, aq do dhe aq bene. Por une nuk dua te jem kjo qe do ti te jem une. Je i lodhur por une jam po aq e lodhur dhe bosh… Me vjen keq …nuk e kam nga pabesia…vetem nga ti e kombinimi yne.

Edhe per shkrimin sot…me dukesh si nje njeri qe kokeforte vazhdon te shtremberoje te verteten nga larg…nuk mundem …!

-Shkrimi eshte i para nje viti. -Tiranse cka eshte kjo pune me ty?

-Eshte i djeshmi dhe ti u betove qe nuk merresh me, me premtove mua. As me rrenca e as me ”… partizanë” e as me politike e me “te kuq” qe vetem ata bejne krime etj. nuk do të merresh.

-O Sulo…mblidh mendjen se te gjithe e dine qe keto gjera si keto shkrime, jane te renda per tu shkruajtur ne emer te patriotizmit.

-Ti i hedh zjarr patrioteve te tu.Ti vetem shkruan emra pa asnje pergjegjesi dhe ke nje ngjyre vetem, dhe ate e di ti. Une nuk e bej dot kete. As per vete e as per ty. Ti as nuk lexon me me kujdes se cfare shkruaj une e as nuk te interesojne fare. Sepse pergjigjet i ke gabim me se shumti. Nuk ke kohe per mua.

-Mire. Nuk (prita) pres nga ti ofendime! -Cdo gje qe thua kunder meje, ke te drejte se une kam ra poshte. Me poshte nuk kam ku shkoj me.

-Sulo, ti nuk ke ra poshte por ti do te me hedhesh mua poshte. Nuk e meritoj. As ti mua e as une ty. Jemi gabim per njeri tjetrin. Kaq. Mire.

– Naten e mire! Sulo ke kujdesu per veten tende!

– Mire, do te kujdesem.

– Nuk po te shkruaj me.

– Mire, ti vendos!

– Une nuk vendos. Une jam pasoje. Por nuk do te merzitem me!. Dhe as ty nuk do te te merzis me! Mos u merzit! Jam merzitur aq shume si sasi e si cilesi… Pra aq shume dite e aq thelle, sa nuk kam me fuqi. Nuk ka logjike, ne kete lidhje.

-Te thash: Ti vendos!

-Mire. Lexo me siper. Nuk ke nevoje te merzitesh.

-Shumë mire. Fajtor jam une. E di, e pranoj. Jam ky qe jam.

– Eh Sulo, e di, ti je ai qe je. Edhe une jam kjo qe jam. Jemi … vjec, ne të dy.

-Ti ke qene e mire me mua.

-Muhabet kot. Une ashtu mendoj Jam perpjekur shume.

-Kam qene i keq me vet-vehten.

-E sinqerisht, Ke kohe te jesh i mire me vetvehten. Ik nga mua!

-Po, kam kohe.

-Eshte e para. Aty fillon. Une te prisha ty e jeten tende. Nuk te duhej kjo shtese.

-Te lutem, mos me ofendo!

-Jo! e kisha per vetvehten. Edhe une, jam fajtor.

– Shiko: vendos si te duash! A mundem me te marre? Eh moj zonje sa net kam mbetur pa gjume e sa dite nuk me punohej per keto qe flet ti. Megjithate, po te them: naten!

-Naten e mire! Edhe une dje nuk fjeta mire sepse e pashe qe ti ishe … e nuk me flisje. Naten e mire…dhe ky rast eshte nje nga dhjetra nete qe nuk kam fjetur apo kam qare pa kuptuar as pse dhe cfare kisha bere qe te meritoja pak a shume ate qe kemi kaluar bashke keto vite.

-A mundem me te marre?

-Une e di se cfare dhe ti e di. E kemi bere me dhjetra here.

-Te pyeta: a mundem me te marre? -Nuk don?

-Po pse? – Ka ndonje gje te re?

-Te flas, e meritoj te flas, jo te vendos.

-Te flasesh per cfare ??? Ne kemi 2 ore qe flasim.

-Ti mos mu pergjigj, se pakut une flas.

– Une di cdo gje.

-Jo cdo gje ti s’di!

-Mbreme ishe me E. e M. E ato Ishin prane. Kaq. Pastaj … Nuk ka rendesi Une te kuptoj.

-Tiranse, oj tiranse, duhet te me degjosh edhe mua, se pakut te flas per ”gjynahet” e mia.

– Por une nuk e kuptoj se cfare hy une ketu ???

– Per cfare?

– Ti nuk ke gjynahe. Ti bene aq sa mendon ti. Une nuk e beje dot keshtu.

-Te pyeta dhe pa me lejua ti, une te marre.

– Po jo, se une jam e martuar. Dhe ti nuk ke pse e bene kete gje. nuk ta lejoj une.

-Jo! Mos ma lejo!

– Po se ti nuk me the qe ne fillim qe ishe bashkeshort e baba model kurse une ta thashe. Qe une nuk dua ta shqetesoj burrin e as te shqetesoj femijet e mi. Kaq ta kam thene.

-Mire.

-Ika

-Tiranse, cka tjetef?

-Asgje! Cfare te te them ????

– As une nuk di, ty po te pyes, as vete nuk e di.

-A kam te drejte ta coja deri ketu kete mardhenie ? Per mire? Per keq? Cfare bera ???? Cfare dua ??? Po cka me be pra?

-Asgje! Don te vazhdojme apo te … ?

-Jam sinqerisht e lodhur . E pakenaqur jam. Jam e paplotesuar dhe e di qe njeriu duhet te ike qe heret. Por nuk e beja dot. Me vinte keq per veten, per ty e asgje. Kaq.

-Nuk deshe te flasesh e tash te pyet: a don te vazhdojme si dashnore apo te ndahemi si miq?

-Une dua te ndahemi si miq.

-Eshte fjala jote e fundit (Une dua te ndahemi si miq)?

– Ashtu besoj. Ne nuk i bejme mire njeri tjetrit.

-Beson apo don te ndahemi?

– Une besoj qe ne duhet te shikojme secili jeten e tij pa njeri tjetrin si pjese e jetes se tyre. Nuk e bejme dot. Nuk jemi te afte.

-Tiranse, athere me lejo edhe mua ti them disa fjale, nese bene, te marre e nese nuk me lejon, jam i obliguar te shkruaj. ….

-Po cfare ke te re per te thene? Ne i kemi sterthene.

-Une tu luta e ti vendo, po ose me refuzo!

-Po per cfare ???

-Tiranse, a nuk bene me te pershendetur?

– Pershendetur ? -Sulo, më merr e fol vetem ti per 2 min.

-Po cka tjeter? Ti paske vendosur me u nda e une vec kam nje kerkese dhe nje deshire, asgje tjeter.

-Ok Cfare ?

-Tiranse, te marre apo e leme per neser ose, e kryejme sonte.

-Neser … Naten! -Cfare eshte kjo ?

-A te marre?

-Jo! u mbyll. Por nuk ke kuptuar thelbin. Nuk ka lidhje me ato qe me the. Ne nuk kuptohemi.

-Tiranse, une te kam dashur. Une te dua tiranse!

-Por une te dua ty sepse ti nuk do te me doje mua keshtu, prandaj ti nuk më shkruan ”nje naten e mire” sepse perton apo je me njerez e pastaj kerkon me kembengulje qe une te te pershendes Ne nje moment aspak te rehatshem per mua. Nuk e kuptoj se si ka mundesi qe nje nate nuk ke nevoje dhe tjetren, kur je vetem ke nevojë???? Nuk e di Sulo.

-Tiranse s’kam tjeter: 1. Te dua dhe 2. Me blloko edhe adresen e E-mailit, sepse nuk i besoj vehtes sime!

-Ok Naten e mire ! Do e mendoj dhe te them por ti nuk ndryshon e as une nuk ndryshoj.

-Ti duhet te me kthesh përgjigje: -Thuaje tash se pakut k’putmi shpresat! -Nuk te kushton asgje Jo! Tiranse mos ik!

-Cfare ben ti per mua tjeter? Cfare bene qe me do?

-Dua te marre?

-Te marresh? -Ku,tani?

– Po! Ty.

-Pse ???

– Sepse të dua, dhe nese me pranon ti dua të flas …

-Po iki te shtrihem. Nuk ndjehem aq mire Une po e provoj edhe nje here me ty!

-Po a bene me te marre e pastaj fle se une nuk mund te fle. —–

-Une te dua dhe dua qe ti te kesh kujdes me mua dhe per mua. Naten e mire !

-Tiranse, te dua! Naten e mire!

-Mire mengjesi tiranse! Kam fjetur vone, pas ores 12-te e kam bere nje gjum shum te keq. Dje e ndjeva vehten shume keq. Isha aq keq sa edhe sot kur e lash krevatin, nuk e dija ku po shkoj. Kryet ”kosh” mu kish bere.

Tiranse, nuk jam i interesur per konflikte sepse ato me kane percjellur qe nga viti 194… si …A kam mundur me iu ikur atyre ”konflikteve”? -Po! -Qe ta mbylli gojen. Te heshti e ti degjoj te tjeret. Te pajtohem ”ne heshtje” me te tjeret.

Dhe viten ecnin e une nuk e kisha hapin e madh sa te ”kohes”. Nuk mund ta zeja ”kohen”, sa njeriu hijen e vetë a e zen por nuk i ndahesha ”kohës” dhe erdha ketu ku jam. Ndoshta ”liria” e fjales, ketu me qiti nga ”shinat”.

Tiranse, ketu, te njoha edhe ty. Besoja dhe ende besoj qe mendimet e ”kunderta” te njeri tjetrit, jane pasuri e kurrsesi varferi e aq me pakez, kundershti apo tjeter fare, armiqesi. E pra mendova e mendova deri sa me kishte zenë gjumi. Ku me e dite sa ka qene ora, ndoshta dy apo tre e mengjesit e këndojsit e Turjakës këndonin, dikur.

Tiranse, te deshiroj nje dite te mbare! Ketu eshte kohe shume e mire e me diell. Kafen e kam pire dhe tash, po ”shikoj” TV-ne! Mendjen nuk e kam aty. As … me duket se nuk po e shikon TV-ne por po ”behet” sikur eshte shume e interesuar por, jo as nuk ”degjonte” TV-ne. Po ku ta di une cka mendonte ajo? Te gjithe mendojme ndryshe, flasim e shkruajm ”njejte” dhe behemi sikur me cdo gje pajtohemi.

– Mire mengjes! Une fjeta keq, gjithashtu. Por jam mesuar me kete gje. E kam si pasoje e mergimit edhe une e sidomos e ndarjes nga nena. Vitin qe te kam njohur ty, kam fjetur edhe me pak, here nga lumturia e madhe dhe here nga merzia po aq e madhe. Njerezit sigurisht kane mendime te ndryshme por kur duan te krijojne nje lidhje e te rrine bashke, ata pershtaten per hir te unionit te tyre ose per hir te rendesise qe ka per ata kjo lidhje. Njeriu lodhet nga perplasjet dhe iken te kerkoj paqe e cila nuk ekziston mbi dhe por kerkon ate te ngjashmin e tij. Per pak qetesi e aprovim, ne vija te pergjithshme. Edhe une do te ngrihem nga krevati e do te takoj nje moter qe kam per kafe e pastaj kam disa gjera te vogla per te bere.

Uroj nje dite me te mire se dje dhe me me shumë diell.

Vazhdon

Malmö, 19 prill 20190