Pranverë loqka ime falë diell

27.03.2020 16:13:21

Pranver loqka ime

Shperndai rrezet e diellit kudo

Në çdo cep mali ne çdo tokë e  hapsirë

Diell duam diell

Zhduke  virusin  qe tinzisht  na ngjitet

Vdekja kercenon,

mjaftë shëndrruan shtëpitë në karantinë,

krantinën në shtëpi

cicerime zogjesh sikur u tretë diku larg
e lulet në këtë fillim pranvere s kanë ngjyre
zeri im sikur humbi ngrohtësinë…
jetë në karantinë…

Pranver loqka ime Falë diell

vritë friken që na hyri në shpirt

virusi kobzi s  dallon  mbret president varfanjak as fëmijë

të gjithë qenkemi te barabartë para tij

shihemi me maska, e frika çdo ditë vret

kur përballë njeri-tjetrin qendrojmë

pranverë loqka ime zhduki  distancat ti

na kthe jeten normale  ashtu si ishim me parë

e zogjet nis  në fluturim se qielli pa zogj s ka bukuri

pranver loqka ime,  trishtimin global na  e largo ti…