Premtimet e Rugovës për investimet e reja në administratë

15.11.2017 16:11:18

Për 4 vitet tjera të qeverisjes kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga lidhja për Istogun, Haki Rugova, premton investime të reja në adminitratë për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët, transmeton fokusi.org.

Në vazhdimin e investimeve në administratë hyn ofrimi i shërbimeve cilësore dhe me kohë për qytetarët, krijimi i shërbimit për këshilla juridike te qytetarët, hartimi i politikave për pjesmarrje të qytetarëve në vendimarrje, paisja me E-kiosk në të gjitha qendrat urbane si dhe plotësimi i hërbimit civil me kuadro profesionale dhe të kualifikuara./fokusi.org/