Premtimet e Rugovës për vazhdimin e investimeve në shëndetësi

15.11.2017 16:48:08

Kandidati i Lidhjes për Istogun, Haki Rugova premton investime të vazhdueshme në shëndetësi për katër vitet e ardhshme të qeverisjes në Istog, transmeton fokusi.org.

Në katër vitet e ardhshme të qeverisjes Rugova premton investime në infrastrukturën shëndetësore, mirëmbajtjen dhe riparimin e qendrave mjeksore, furnizimi me barëra esenciale në të gjitha qendrat e mjeksisë familjare, transporti i personave me dializë, ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për qytetarët, kompletimin e personelit cilësorë adekuat, paisja e QKMF-së me aparate mjeksore moderne, si dhe kontrolla mjekësore në institucionet shkollore për fëmijë./fokusi.org/