Presidenca e Hashimit si burim i fake-fuck news, apo nënshtrimi i plotë i politikës dhe i medieve përballë Hashim Thaçit!

30.12.2018 16:23:23

Nga Rexhep Kastrati

Paralel me disa portale, edhe këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla ka bërë publik një lajm të rrjeshëm, pra një fake news, si pas të cilit, gazeta e njohur e Zvicrës, “Blick” paska radhitur Hashim Thaçin ndër 9 personalitetet më të fuqishme botërore, përkatësisht të katërtin!

Në fakt, ky lajm i rrejshëm (fake news), ka shpërfaqur katërcipërisht një nga burimet kryesore, në mos edhe burimin kryesor të prodhimit dhe të shpërndarjes së lajmeve të rrjeshme, si mënyrë për të manipuluar opinionin dhe për të krijuar realitete fiktive virtuale, për të fshehur të vërtetën për pazaret dhe mbrapaskenat e dëmshme për Kosovën.

Përveç kësaj, ky lajm i rrejshëm (fake news) ka shpërfaqur katërcipërisht edhe nënshtrimin e plotë të medieve përballë Hashim Thaçit, i cili i kontrollon ato plotësisht në forma dhe mënyra që nuk kanë të bëjnë me funksionet reale të medieve: informimi i drejtë i opinionit, dhe krijimi i opinionit për çështje publike!

Kontrolli i plotë i medieve nga Hashim Thaçi, në fakt është vetëm një nga format e kapjes së gjithçkaje, përfshirë edhe politikën, dhe institucionet shtetërore, duke shpërfaqur kështu një realitet të hidhur, sipas të cilit partitë politike, mediet, por edhe shoqëria civile janë vetëm karikatura, vegla dhe mekanizma për të vrarë demokracinë, për ta vrarë shëndetin politik të shoqërisë, dhe për të vrarë opozitarizmin e vërtetë.

Në këtë mënyrë, nëpërmjet një opozitarizmi të shpifur, partitë po e bllokojnë opozitarizmin e vërtetë, nëpërmjet një monopoli medietik të krijuar nëpërmjet vasalitetit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve si ai, mediet e kazanit të plehrave medietikë, po pengojnë frymimin e medieve të vërteta dhe krijimin e një opinioni të vërtet, të drejtë dhe në përputhje me të vërtetën për sjelljen, veprimet dhe takimet publike dhe jopublike të Hashim Thaçit dhe të tjerëve si ai.

Në të njëjtën situatë është edhe e ashtuquajtura shoqëri civile, e cila është një mekamnizëm fillestar i rekurtimit të individëve nga linja e Tiranës/Kretës, nga agjentura dhe shoqëri të ndryshme sekrete etj. Pas kalimit të fazës fillestare, pra pas dëshmimit të besnikërisë ndaj linjës së Tiranës/Kretës, agjenturave dhe shoqërive të ndryshme sekrete, pason faza e afirmimit të tyre që bëhet nëpërmjet medieve të kapura dhe të kontrolluara nga ato, e si fazë e fundit është katapultimi i tyre në politikë si mënyrë për të kontrolluar politikëbërjen dhe qeverisjen e shtetit.

Kështu funksionon ati trekëndëshi makabër: politikë-medie-shoqëri civile, që përbëjnë sistemin e kontrollit të plotë të opinionit dhe të shoqërisë në përgjithësi, që amortizon çdo lëvizje pozitive dhe kontruktive dhe që do të shpërfaqnin një politikëbërje më konstruktive dhe më cilësore si në aspektin e qeverisjes së brendshme, ashtu edhe në aspektin diplomatik dhe të pozitës gjeopolitike të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi, ashtu siç do të kishte një inormim më cilësor, më të drejtë, si dhe një opinionbërje profesionale dhe konstruktive!

Prandaj, më shumë sesa për lajme të rrejshme (fake news), në Kosovë bëhet fjalë për lajme shkërdhyese ( fuck news), sepse këto lajme janë vetëm një formë se si Hashim Thaçi dhe të tjerët si ai, po e shkërdhejnë shtetin e Kosovës, po e shkërdhejnë politikën, mediet dhe shoqërinë civile, e nëpërmjet tyre, po e shkërdhejnë edhe shpirtin dhe ineligjencën e një shoqërie të tërë.

Në këtë kontekst, Kosova është kthyer në një shtet të shkërdhyer nga Hashim Thaçi dhe të tjerë si ai, mediet janë kthyer në prostituta mediale që i shkërdhen Hashimi dhe të tjerët si ai, siç duan dhe kur duan ata, dhe shoqëria civile në një harem ku lahen prostitutat mediale dhe politike për të dalë në mexhlisin e faqezihaneve politike e mediale, për të mbajtur të nështruar një shoqëri të tërë dhe për të bllokuar çdo element të shëndoshë, çdo individ apo strukturë të shëndoshë që do të mund të çlironte energjitë pozitive, fuqitë e vërteta të qytetarëve të këtij vendi!