Presidenti francez, Holande kritik ndaj Britanisë së Madhe për refugjatët

26.09.2016 11:33:36

Presidenti francez Francois Hollande, gjatë një vizite në kampin e emigrantëve “Calais” theksoi se ai do të shkatërrohet plotësisht.

Gjithashtu ai i bëri thirrje Britanisë së Madhe që të luajë edhe ajo rolin e saj në menaxhimin e krizës, pasi pjesa më e madhe e emigrantëve që vijnë në Francë tentojnë të shkojnë drejt Anglisë.

Ndër të tjera Hollande deklaroi se ndonëse Britania bëri referendum për të lënë BE-në, ende nuk i ka përmbushur detyrimet ndaj Francës.

Fati i 10 mijë personave që jetojnë atje është në qendër të fushatës presidenciale në Francë. Hollande nuk ka deklaruar ende nëse do të kandidojë sërish, por ai është vendosur nën presion nga kundërshtarët republikanë, të cilët e kanë përqendruar fushatën e tyre tek interesi dhe siguria kombëtare.