Presidenti i UFC shuan shpresat e tifozëve: Khabib nuk do të ndeshet kurrë më

19.03.2021 19:40:48

Dana White më në fund ka konfirmuar lënien pa-kthim të Khabib Nurmagomedov nga sporti, duke thënë se kampioni i pamposhtur i peshave të lehta nuk do të luftojë përsëri.

Menjëherë pas fitores së tij të 29-të në MMA, ndaj Justin Gaethje, në muajin tetor, Khabib njoftoi se do të tërhiqej nga UFC, duke hequr dorezat në mes të ringut.

Luftëtari nga Dagestani humbi babanë e tij dhe trajnerin, gjatë pandemisë Covid-19 dhe tha në kafaz se lënia e sportit vjen si premtim ndaj mamasë dhe pasi nuk mund të ndeshet pa babanë e tij në krah.

“Unë i premtova nënës sime se do të ishte lufta ime e fundit, Nëse e jap fjalën time, unë duhet ta mbaj atë. Ishte lufta ime e fundit këtu”, deklaroi Khabib pas fitores ndaj Gaethje.