Lutje diellit/ poezi nga Remzie Rexhbogaj

19.03.2021 19:52:11
LUTJE DIELLIT
Çdo çast të lutem diell
M’i fal rrezet e pranverës
Të më ngrohin
Siç ma ngrohte Erna
Shpirtin tim
Kam akull
Edhe ty Hënë të lutem
Natën shndërritma
T’i shoh yjet kah vallëzojnë
Aty të kam Erna
Me mijëra ngjyra ylberi
Çdo herë pas shiut kur del
Bukurinë tënde ma sjell
Do ju lutem edhe zanave të malit
Ty Erna të të bëjnë shoqëri
Kur të vish tek unë
Etjen për ta shuar
Në burimin e lotve të mi.