Presidenti, Ilir Meta: PD nga çadra e lirisë në atë të oligarkisë. Nga dëshpërimi, baltosin LSI

04.06.2017 11:07:45

Ish-kryetari i LSI dhe presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka vijuar replikat në distancë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një takim elektoral të zhvilluar me gra e vajza në Lushnjë, Meta tha se PD është një parti që kaloi nga çadra e lirisë në atë të oligarkisë. Sipas Metës, partitë vjetra kanë hyrë në një dëshpërim të thellë dhe në përpjekje për të ndalur shpërbërjen e tyre godasin me baltë LSI.

“LSI do të jetë forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë e Shqipërisë, që u çmendën nga politikanët e çadrave, që e nisin tek çadra e lirisë dhe e mbyllin tek çadra e oligarkisë. LSI do të jetë forcë e parë për vajzat dhe djemtë tuaj këtu në Lushnje dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Meta.

Sipas Metës, LSI në 25 qershor do të votohen jo vetëm nga ata që janë sot me të, por edhe ata që e shohin këtë parti si shtyllën e stabilitetit dhe zhvillimit të vendit