Presidenti nuk ka nevojë për forcë, ai e ka derën të hapur në parlament

06.03.2020 16:11:21

Gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve në manifestimin e 2 marsit në bulevard, Presidenti i Republikës Ilir Meta lëshoi një kërcënim në drejtim të mazhorancës që nëse deri më datë 15 mars ajo nuk reflekton, atëherë ai do të futet vetë në parlament dhe të firmosë aty dekretin për shpërndarjen e tij.

Nga ana e mazhorancës ka pasur disa reagime më shumë ironike për këtë deklaratë të Metës. Në fillim reagoi Taulant Balla e më pas vetë kryeministri Rama që tha se “Presidenti t’i vijë anash parlamentit sepse ai nuk mund ta shpërndajë këtë të fundit

Por mesa duket më serioz dhe i drejtëpërdrejtë ndaj kësaj deklarate ka qenë Kryetari i kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi. Gjatë një takimi me homologun e tij presidentin e Austrisë ai është pyetur nga gazetarët pikërisht për “kërcënimin” e presidentit.

Ai është shprehur se nuk ka nevojë për kërcënime, dhe se madje e mirëpret presidentin që të shkojë në Kuvend. E përsa i përket disa deklaratave të Metës se ai komunikon me Kryetarin e Kuvendit, ky i fundit është shprehur se prej kohësh nuk ka komunikime me Presidentin e Republikës.

Ndryshe nga sa parashikohej tashmë Meta nuk do të ndalohet që të shkojë në Parlament pas 15 marsit, duke qenë se me shumë gjasa mazhoranca nuk do të ndryshojë qëndrim për projektiligjin “për betimin e antarëve të gjykatës kushtetuese”.

Madje mesa duke ai nuk do të ketë as nevojë që të paraqesë ndonjë arsyetim për hyrjen e tij në parlamennt, pasi mesa duket tashmë Ruçi ia ka hapur dyert.