Presidenti Rugova edhe nga panteoni tmerron Qosjën !

27.10.2019 00:04:26

Nga: Fatmir Bajraj

Akademiku Rexhep Qosje, s’del dot nga lëkura e vet, Ay është vetëvetja dhe ruan me fanatizëm unin unikal prej një karakteri sa histerik, poaqë absurd, antikombëtarë dhe mbi të gjitha ; ç’njerëzor. Bëhet palë me krimin…! Përkundër botes akademike ; njerëz, qarqe, forume dhe institucione të shkencës & dijes, të kulturës & artit, botës së letrave dhe asaj humane në gjithë shtrirjën planetare, pa përjashtuar edhe bashkëkombasit e “gardianit” të krimeve të regjimit kriminal të kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevi dhe jo vetëm ; të gjithë dolën kundër fituesit të Çmimit Nobel për letersi, alias kundër Akademisë Mbretërore Suedeze për Nobel, e cila i ndau çmimin për letersi, shkrimtarit austriak Peter Handke. Handke s’është vetëm, i bashkohet Qosje quditërisht ! Sjellja e shkrimtarit austriak, Peter Handke në raport me krimet serbe mbi popujtë e ish Jugosllavisë, dhe veqanarisht kundër popullit musliman të B & H dhe kundër shqiptarëve etnik të Kosovës gjatë luftrave të tmershme të një regjimi kriminal serb në krye me satrapin e Ballkanit, kriminelin Millosheviq, është për tu gjykuar nga agu deri n’mbrëmje nga çdo njeri, nga çdo familje dhe nga çdo shtet dhe shoqëri e gjithë rruzullit tokësor, dhe kjo gjë ka ndodhë me perjashtime ekskluzive, siq është rasti me akademikun tonë, z.Rexhep Qosje. Qosje i mshon samarit në vend që t’godas kalin ! Në vend që t’i bashkohet zerit të ndergjegjës nacionale dhe pertej saj, asaj të permasave globale në kritiken adresuar Akademisë Suedeze për ndarjën e pa vend dhe t’pamerituar të Çmimit Nobel për letersi për vitin 2019, shkrimtarit kontraverz austriak, Peter Handke, ky akademik me emer në letrat shqipe dhe jo vetëm, merr hapin dhe kahjën anakronike, ç’njerëzore dhe kriminale, pra bëhet palë me krimin, duke marr n’mbrojtje mbrojtësit e kriminelëve dhe krimeve kundër vatë popullit të cilit i takon z. Qosje, popullit shqiptarë. – Shëmbujtë eklatant të ndarjës së çmimeve Nobel, dhe mos abrogimi dhe pezullimi i atyre çmimeve nga ana e Akademisë Suedeze në kohë, figurave të cilat u bënë bashkë me ideologji dhe rryma raciste & fashiste dhe kriminale & gjenocidale deri të rasti i Handke & Millosheviq, nuk justifikon arsyetimin shkurtpamës dhe jo-human të akademikut Qosje. Tehu i kritikes, do duhej t’i bashkohej qytetërimit dhe vlerave të tij të proklamuara dhe t’promovuara gjithandej, pra t’i përmenden Akademisë Suedeze rastet eklatante ; siq ishte shkrimtari rus Limonov i cili i përkrahu serbet edhe me uniformë dhe kallash në B&H, shkrimtarit norvegjez, Knut Hamsun i cili në luftën e dytë botërore perqafoj nacizmin & fashizmin Hitlerian verbalisht dhe me vepër, Kryeminstres së Birmanisë, Aung San Suu Kyi, e cila kishte deportuar popullsi muslimane nga Birmania, pra të kritikohej për mos reflektim dhe jo të merret si bazë për perseritjën e gabimit nga ana e Komitetit për Çmimin Nobel. Sipas Qosjes, Peter Handke, i ndihmoj krimet & kriminelet serb në luftën për shfarosjën e shqiptarëve ; politikisht dhe me letra, por pa dorë dhe veprime konkrete fizike-kriminale, andaj merituaka Çmimin Nobel për letersi. Obsesioni Rugova dhe skizofrenia e ç’thurur e Qosjës. Atë që Qosje nuk arriti kurr t’a prek në botën reale, pra të jetë lider nacional i Dardanisë Antike-Kosovës në kohë kruciale për fatet e kombit & atdheut, ngase formimi dhe formësimi i tij dallonin substancialisht nga ai i presidentit historik Rugova, dallonin edhe n’rrafshin intelektualo-kulturor dhe në traditën famijare, edhe pse kishte rastin, por nuk pranoj sfidat komplekse të cilat farkëtuan Rugovën në lider historik dhe arkitetkt të Pavarësisë së Kosovës, z. Qosje zgjodhi intrigat dhe linçimin e Ikonës së lirisë & pavarësisë së Kosovës, babain e shtetit të pavarur & sovran të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Mëndësia e ideologjisë së mykur Enveriste dhe ajo ; Titiste & Staliniste, ishte dhe ngeli thell e ngulitur në karakterin dhe profilin e Qosjës deri n’ditët e sotme…! _Kjo edhe mund të kuptohet edhe pse jo edhe të arsyetohet, por ajo që nuk justifikohet dhe pranohet nga z. Qosje, është fakti i imoralitetit intelektual në gjykimin e personalitetve nacional historike (Rugova dhe të tjerë) dhe sensi ç’njerëzor në gjykimin dhe interpretimin e akteve absurde të krimeve dhe mbrojtjën e mbrojtësve të kriminelëve siq është rasti , Handke & Millosheviq. Qosje do duhej t’a puthë dorën që se theu kurr ! Qosje do duhej t’a tejkaloj vetë-vetën, t’i le meritë & inatet, dhe t’ia pranoj meritat kolosale për komb & atdhe, shqiptarit ma t’madh pas Kastriotit, arkitektit & themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Rugova bëri historinë, hyri aty dhe aty do mbetët si meritor unikal, dhe pranimi i kërij fakti,nga ana e Qosjës & Co, do nderonte ata ma shumë se sa vetë presidentin historik Rugova.