Presidenti i Kosovës me rastin e 22 nëntorit, datës së alfabetit të gjuhës shqipe, do ti dekoroj ish luftëtarët që kanë luftuar në Luftën e Kosovës.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se përveç personave nga Kosova që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, Presidenti Thaçi ka përgatitur dekor special për ish Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, Ali Ahmetin duke e konsideruar si një ndër figurat kyçe në luftën e Kosovës që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për fitimin e së njejtës, ku më pas Kosova fitoi edhe statusin e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik.
Presidenti Thaçi me këtë mirënjohje dëshiron që të dëshmon se asnjëherë nuk e harron kontributin atdhetarë të shqiptarëve nga Maqedonia, të cilët në momentet më vendimtare u rreshtuan kundër okupatorit serb i cili në mënyrë të vazhdueshme mbillte terror, dhunë dhe burgoste kosovarët e pafajshëm, madje në luftën e vitit 1999, shteti i Serbisë vendosi që të deportojë nga shtëpit e tyre mbi 500 mijë kosovarë të cilët erdhën në Maqedoni.
Lufta e lavdishme për çlirimin e Kosovës në vitin 1999 ishte si rezultat i një kontributi të madh gjithëshqiptarë, ku në mesin e tyre kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe kryetari aktual i BDI-së, Ali Ahmeti i cili në atë kohë ka qenë i angazhuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës duke dhënë kontribut në ilegalitet për pavarësinë e shtetit kosovarë.
Zhurnal mëson se përveç Kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, Presidenti Thaçi do të dekoron edhe ish kryetarin e PDSH-së, njëherit edhe filozofin dhe mendimtarin e madh shqiptarë, të ndjerin Arben Xhaferin, si dhe kryetarin e tanishëm të PDSH-së, Menduh Thaçin.






































