Presidenti Thaçi u takua me Micheline Calmy-Rey Presidenti i Kosovës,

03.08.2017 15:38:39

Hashim Thaçi, ka pritur sot ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, të cilës i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe e falënderoi për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjithmonë. “Është kënaqësi t’ju takoj sot dhe t’ju shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që i keni dhënë Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi. “Zëri juaj ka qenë ndër zërat e parë për pavarësinë e Kosovës dhe ka hapur sytë e shumë të tjerëve”, shtoi Presidenti Thaçi. Ndërsa, presidentja Micheline Calmy-Rey u shpreh se është e lumtur që është në Kosovë. “Fatin e Kosovës e kam në zemër”, u shpreh Presidentja Calmy-Rey. Presidenti Thaçi e falënderoi Presidenten Calmy-Rey që nuk po e harron Kosovën. Presidenti Thaçi gjithashtu foli për të arriturat e Kosovës që nga pavarësia. “Jemi në rrugë të drejtë. Kemi sfida por po i kalojmë me sukses”, përfundoi  Thaçi.