Shqipëri/ Rinis udhëtimi me urban, ministria: Masat e rrepta që duhen për udhëtarët

07.06.2020 15:19:41

Që nga muaji mars, transporti publik është bllokuar si pasojë e Covid-19. Edhe pse u hoqën të gjitha masat strikte që kishin izoluar vendin për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, transporti publik vijoi i mbyllur.

Por ditën e sotme u bë e ditur se më datën 15 qershor do të hapet edhe transporti publik.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se transporti do të rifillojë sipas protokollit të miratuar nga ISHP-ja.

Sipas saj, urbanët duhet të kenë 70 për qind të kapacitetit të lejuar. Gjithashtu njofton pasagjerët se duhet të pajisen me maska dhe duhet të ruajnë distancën që është shumë e rëndësishme.

“Një lajm i mirë për 👫qytetarët dhe sektorin e 🚍transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP #Bashkë #Doiadali“- sqaron Ministria.