Prezantohet ideja për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Manastir

07.12.2016 18:51:22

Komuna e Manastirit, ka prezentuar idenë për vendimin e stadiumit të ri futbollistik, i cili do të quhet “Pod Tumbe Kafe”.

Nga sektori për marrëdhënie me publikun i komunës njoftojnë se, forma themelore e objektit të ri është parapa për 12 mijë shikues, ndërsa tribuna veriore në të cilën për momentin po zhvillohen aktivitetet ndërimore, do të jetë me kapacitet prej 4764 shikues.

Përgjegjës për ndërtimet është kompania “GP Granit”, ndërsa vlera e këtij projekti arrin deri në 5 milionë euro, i cili pritet të realizohet brenda dy viteve.