Ministri Hoti mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës regjionale për trajnime të bankës ProCredit

07.12.2016 19:04:33

Ministri Hoti nëpërmjet një postimi në facebook ka vlerësuar hapjen e Qendrës regjionale për trajnime që e ka bërë banka ProCredit. Kjo Qendër do të tubojë punëtorë të kësaj banke nga shtete të ndryshme. Vlerën këtij investimi ia shton fakti se kjo bankë ka zgjedhë vendin tonë pët një Qendër të tillë edhe pse operon në shumë shtete. Ministri Hoti sjell në vëmendje fokusimin e Qeverisë së Kosovës në reforma që do të adresojnë sfida të sektorit privat për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hoti:

Sot Banka ProCredit hapi Qendren Regjionale të Trajnimeve në vendin tonë.

Hapja e kësaj Qendre në Kosovë do të ekspozoj edhe më shumë mundësitë që vendi ynë ofron, duke ditur se kjo Qendër do të vizitohet nga shumë punëtor të Grupit ProCredit që vijnë nga vende të ndryshme, dhe kjo i shton vlerën edhe më shumë këtij investimi. Grupi i ProCredit operon në shumë vende të botës, dhe vendimi që ky investim mjaft domethënës të bëhet në Kosovë, është një sinjal i qartë se Kosova tani më po konsiderohet nga shumë vende dhe investitor si një ekonomi mjaft atraktive për bërë biznes.

Përmes aktiviteteve të saja bankiere, një numër i konsiderueshëm i bizneseve dhe qytetarëve kanë përfituar direkt ose indirekt, dhe kanë zgjeruar aktivitetet e tyre biznesore.

Qeveria e Kosovës gjatë viteve të fundit ka zhvendosur fokusin e saj në implementim të reformave që direkt adresojnë sfidat e sektorit privat, ngase është e  bindur se vetëm në këtë mënyrë, ekonomia e jonë do të rritet me hapa më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm.