Prezantohet punimi shkencor “Rrugëtimi i Kosovës drejtë Pavarësisë – Roli i LDK-së në këtë rrugëtim

17.02.2017 09:40:35

Në kuadër të shënimit të 9 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Dega e Tretë e Forumit të Rinisë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, organizoj një takim me të rinjtë e LDK-së nga kjo degë ku ndër të tjera u bë edhe prezantimi i punimit shkencor me temën “Rrugëtimi i Kosovës drejtë Pavarësisë – Roli i LDK-së në këtë rrugëtim” i përgatitur nga anëtarët e Forumit të Rinisë Alban Berisha dhe Dukagjin Hyseni.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i degës, Hazir Borovci, i cili në fjalimin e tij tha se gurthemeli i Pavarësisë së Kosovës ishte themelimi i LDK-së nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe si pikënisje ishte Referendumi për Pavarësi i 26 Shtatorit 1991.

Më pas ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z. Skender Hyseni shpalosi një historik që nga themelimi i LDK-së deri te Shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Të pranishmit i përshëndeti edhe këshilltari i kryeministrit Sokol Havolli.

Në fund për të gjithë të pranishmit u organizua një koktej rasti.