Pallati mbretëror nuk ka dhënë arsye
Princi Henrik, bashkëshorti i mbretëreshës daneze Margrethe, ka bërë të ditur se nuk do të varroset pranë gruas në katedralen në Roskilde, ku monarkët danezë varrosen që nga viti 1559. P
allati mbretëror nuk ka dhënë arsyet e vendimit të Henrik, por dihet se princi (83), i lindur në Francë, është ankuar për një kohë të gjatë, pasi që nuk është bërë mbret në vend të gruas së tij, e cila kurorën e bart që nga viti 1972.
Dje është bërë e ditur se mbretëresha ka pranuar vendimin e bashkëshortit të saj, por kjo nuk ka ndryshuar planet e saj për varrim. Ajo më herët kishte porositur sarkofagun special për të dy ata në katedrale.