Prindërit u japin lamtumirën e fundit dy vajzave, para se njëra të hedh veten në ajër në një stacion policor në Siri (Video,+18)

21.12.2016 13:20:54

Ky është momenti kur prindërit xhihadistë u japin vajzave të tyre përqafimet e fundit, para se ato të largohen për të “hedhur në ajër” një stacion policor sirian.

Siç shkruajnë mediat e huaja videoja tregon një fanatik mashkull duke i mësuar dy fëmijët, shtatë dhe nëntë vjeç, rreth asaj se si të kryejnë sulme me bomba vetëvrasëse para se ato të përqafoheshin nga një grua në një burka.

Pak kohë më pas, shkruan DailyMail, shtatëvjeçarja besohet të jetë futur në një stacion policie në kryeqytetin sirian, Damask, para se të vritej me eksploziv.

Po siç shkruan DailyMail, me një muzikë në prapavijë dhe të ulur përballë flamurit bardhë e zi, ekstremisti mban vajzat në krahë, duke ua “shpërlarë trurin”.