Prishje në trafo, banorët te “Elena Gjika” me orë të tëra pa rrymë

10.01.2017 16:26:31
Përveç temperaturave të ulëta qytetarët e Prishtinës në disa lagje po përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike.

Ngarkimi i rrjetit elektrik ka bërë që në disa lagje të ketë edhe prishje që kanë bërë që të ketë mnugesë të energjisë më orë të tëra në disa lagje.

Me një problem të tillë po përballen edhe banorët   që jetojnë afër shkollës fillore “Elena Gjika”në rrugën ‘Zenel Salihu”.

tre

Në këtë pjesë siç shihet edhe në fotografi ka probleme në trafo stacion ku janë djegur jë numër i madh i siguresave.

Ndonëse ekipet e KEDS-it, gjenden në teren ende nuk dihet se kur do të lëshohet rryma. / Lajmi.net/

tw