Prishtinë- Arrestohet personi që detyronte të tjerët të kërkojnë lëmoshe

29.09.2017 10:55:24

Një person është arrestuar në Prishtinë. Arrestimi ka ndodhur nën dyshimin që i njëjti ka shfrytëzuar persona të ndryshëm për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe.

Si viktima të trafikimit janë identifikuar tre meshkuj K/Shqiptarë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm.