Prishtinë: Burri grushton gruan, ajo del nga vetura dhe alivanoset në mes të rrugës (Foto)

02.08.2017 13:46:22
Rreth orës 13: 15 minuta në Prishtinë konkretisht në rrugën “Bajram Kelmendi”, ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku burri në mes të rrugës ka grushtuar gruan e tij.
Gruaja e sulmuar nga burri ka dalë nga vetura dhe është alivanosur në mes të rrugës, qytetarët janë ofruar për t’i dhënë ndihëm e më pas janë kërcënuar nga sulmuesi, raporton lajmi.net.

Një dëshmitar tha se “gruaja ke në kerr me burrin e vet edhe ai i ra boks e kjo e ka qel derën ka dal prej kerrit”.

Më pas dëshmitari ka tentuar t’ia thërras policinë, por sulmuesi i kishte thënë: “thojke e thirr policinë veç ton jetën ka me të përcjell deri sa të zë edhe gjak ka me të bo”.

Policia ende nuk ka dal në vendin e ngjarjes.

20616349_1995214560504222_247737157_o20624281_1995214423837569_1786718464_n 20562759_1995214350504243_1290131305_n