Prishtinës nuk i ndahet ajri i ndotur, edhe sonte nivel i lartë i tij

14.11.2020 20:18:10

Siç rëndom ndodhë në mbrëmje në çdo sezon dimëror, edhe sonte Prishtinën e ka kapluar ajri i pashëndetshëm.

Siç tregojnë matësit e vendosur nga ambasada amerikane, niveli ndotës ka arritur në 163 Ppm, shkruan lajmi.net.

Një sasi e tillë e ndotjes është e pashëndetshme për grupe të caktuara të njerëzve.

Ndërkaq, ndonëse pas orës 19:00 është i ndaluar qarkullimi me veturë, kjo si duket nuk po e përmirëson aspak gjendjen me cilësinë e ajritt.